Hasimja: Ngjarja po relativizohet si me patronazhistët, mund të ketë të tjera në qarkullim

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 22:17 | Aktualitet
Hasimja: Ngjarja po relativizohet si me patronazhistët, mund të

“Reagimi është i papranueshëm, skandaloz”. Pedagogut Ermal Hasimja, skandali i rrjedhjes së informacionit mbi rrogat i kujton “situatën e patronazhistëve, ku tentohet të relativizohet duke thënë se këto gjera diheshin. Por ka një problem, ata që e relativizojnë, thuhet se këto gjëra ndodhin edhe jashtë. E vërtetë, por ndodh nga organizata ose vende kriminale, nuk kemi rrjedhje nga vete zyrat e shtetit, ndërkohë që nuk kemi të bëjmë këtu me një keqbërës që vepron për interesat e veta”.

Sipas tij, problem i madh është skepticizmi që krijohet ndaj institucioneve publike. “Sa herë shkon një zyrë shtetërore dhe të kërkohen të dhënat personale, ti mbyll sytë dhe hidhesh në greminë,  ti e di që ato po i jep një shteti hajdut,  nuk do të ruhen por do t’i jepen patronazhistët ose dikujt që i përdor për arsyeje ekonomike ose politike. Shyqyr që nuk na detyron me ligj t’i japim edhe videot personale”, thotë ai.  

Madje ai shton se “databazat që ne dimë janë ato që kanë dalë në sipërfaqe, por ne nuk dimë a ka të tjera që nuk kanë dalë në qarkullim” . (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/23/zbulimi-i-rrogave-likmeta-ne-shqiperi-vendimet-e-gjykatave-nuk-behen-te-ditura-per-te-dhenat-sensitive-nuk-shqetesohet-kush/

A2 CNN Livestream

Latest Videos