
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore veçanërisht në prag të festave të fundvitit, duket se ka vënë me shumë në vështirësi pensionistët dhe shtresat në nevojë në bashkinë e Kukësit.
Mjafton një vëzhgim në tregun e qytetit dhe nuk është e vështirë të kuptosh nivelin e ulët të blerjeve, ashtu sikurse nuk është e vështirë të gjesh persona që më shumë shikojnë se sa blejnë.
Rritja e çmimeve duket se ka shqetësuar edhe prefektin e Kukësit, i cili ka urdhëruar kontrolle dhe marrjen e masave të ashpra ndaj tregtarëve abuzues.
Do të ketë grupe kontrolli në treg, për atë tregtar që abuzon të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit, nuk ka pse të rriten çmimet nëpër festa”, thotë Zenel Kuçana, prefekt i qarkut të Kukësit.
Çdo fundviti konsumatorët kuksianë janë përballur me rritje të çmimeve, duke bërë që blerjet në shportën e tyre të jenë çdo vit e më të pakta. (A2 Televizion)