
Reshjet e borës të rëna ditë më parë në qarkun e Kukësit, e kanë bërë akoma më të vështirë jetesën për banorët e zonave të thella malore.
Ato shprehen se gjatë ditëve me reshje bore kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike, bllokim të rrugëve dhe emergjenca shëndetësore.
“Ka shumë probleme, disa janë sëmurë, vijnë fadromat poshtë të hapin rrugët, por ne jemi sipër dhe nuk vjen askush. Dritat ikin e vijnë”, thonë banorët e shqetësuar, për A2.
Një problematikë tjetër është edhe mbarimi i rezervave ushqimore për bagëtitë ku në shumë fshatra ato po shkojnë drejt fundit.
Në këto kushte, shpresa e vetme e këtyre banoreve është përmirësimi i kushteve të motit, ndërkohë edhe pse ka ditë që reshjet kanë pushuar temperaturat e ulëta, kanë krijuar ngrica në rrugët rurale, duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin në këto zona. (A2 Televizion)