
Jo vetëm Roma dhe Marseille. Në garën për shërbimet e Elseid Hysajt është kthyer edhe Atletico Madrid.
Skuadra që kryeson kampionatin spanjoll në këtë edicion është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Trajneri Diego Simeone i ka përcaktuar drejtuesve të klubit objektivin e merkatos dhe ai është ylli shqiptar i Napolit.
Kontrata e Hysajt përfundon më 30 qershor 2021 dhe prej 1 janarit, ai ishte i lirë të niste negociatat me një skuadër të re, për t’u transferuar me parametër zero në fund të sezonit.
Megjithatë, në Madrid kërkojnë që 26-vjeçari të afrohet prej merkatos së dimrit. Hysaj pret zhvillime pozitive dhe do të pranonte me kënaqësi sfidën te gjigantët spanjollë. (A2 Televizion)