Pas Shkodrës, radha e Vlorës. Policia e Shtetit aksion për heqjen e kamerave të sigurisë me akses në hapësirat publike

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 12:23 | Kronikë

Pas dy aksioneve të njëpasnjëshme në Shkodër, ku u sekuestruan dhjetëra kamera sigurie të vendosura në mënyrë të paligjshme, Policia e Shtetit bëri me dije se ky aksion do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Sot radhën e këtyre kontrolleve e pati Vlora, ku aksioni është shtrirë në banesa dhe disa lagje të qytetit.  Blutë e Vlorës kanë ndërmarrë aksion për heqjen e kamerave të sigurisë që kanë akses vrojtimi në hapësira publike.

Aksioni vijon kryesisht në ambientet e njohura në posedim të personave të skeduar ose me backgroung kriminal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/14/neper-shtylla-per-te-mbledhur-informacion-per-qellime-kriminale-policia-ne-shkoder-cmonton-21-kamera/

A2 CNN Livestream

Latest Videos