Pas takimit Tabaku-Kraja, reagon SPAK: Jemi të pavarur, do të analizojmë çdo provë, ngado që të vijë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 13:16 | Aktualitet
Pas takimit Tabaku-Kraja, reagon SPAK: Jemi të pavarur, do të

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratorët. Sipas SPAK, takimi u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku.

“Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indice që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratorëve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi. Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimmarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicie apo provë që paraqitet nga të gjitha palët që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Për këtë takim, socialistët kallëzuan penalisht Tabakun, pasi sipas tyre është takuar me kreun e SPAK pa marrë mandatim nga Komisioni Hetimor për inceneratorët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/21/qetesohu-dhe-pusho-tabaku-dhe-felaj-perplasen-ne-komisionin-hetimor-per-inceneratoret/
https://a2news.com/2022/02/21/takoi-kreun-e-spak-socialistet-padisin-jorida-tabakun/

A2 CNN Livestream

Latest Videos