Pas Telekom Shqipëri, bullgarët synojnë Ballkanin

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 12:16 | Ekonomi
Pas Telekom Shqipëri, bullgarët synojnë Ballkanin

Grupi bullgar që bleu Telekom në Shqipëri, synon të ketë prezencë në fushën e telekomunikacionit në të gjithë tregun e Ballkanit. Biznesmeni Spas Rusev ka njoftuar se është në negociata për zgjerimin e tij rajonal edhe me Telekom në Rumani, që zotërohet po ashtu nga grupi OTE, degë e gjermanëve të Telekom.

Telekom Rumania ka një xhiro vjetore prej 1 miliard eurosh, me një fitim prej 160 milionë eurosh. Kjo do të bëjë që në rast të një marrëveshjeje, vlera të jetë shumë më e lartë se 50 milionë eurot të shpenzuara për të blerë Telekom Shqipëria. Pas kësaj, Rusev ka deklaruar se do të nisë bisedimet për blerjen e një operatori në Maqedoni. Ndërkohë vetë biznesmeni zotëron operatorin bullgar Vivacom. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos