
Gati një muaj nga tërmeti që goditi Turqinë edhe Sirinë sizmologët po studiojnë dukuritë që ndodhin në tokë.
Lëkundje po ndihen në vende të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë. Më i fundit është ai i shënuar në zonën e Bleshit, midis Peqinit dhe Elbasanit.
Goditja e parë ka qenë me magnitudë 4.1, shkalla Rihter por i pasuar vetëm nga një pasgoditje edhe më e vogël.
Edhe pse tërmetet nuk parashikohen sizmologët thonë se Shqipëria nuk bën pjesë në shtetet me aktivitet shumë të lartë sizmik.
Tërmeti Turqisë dhe Sirisë konsiderohet më shkatërrimtari i 100 viteve të fundit. Në Shqipëri nuk janë arritur vlera të tilla, por ai i 26 nëntorit të 2019, konsiderohet i fuqishëm në historikun e tërmeteve të vendit tonë, pasi krahas dëmeve shkaktoi dhe 51 viktima. (A2 Televizion)