Pas Yuri Kim, edhe ambasada gjermane mesazh për korrupsionin: Pengon zhvillimin, nuk ka vend në shoqëritë tona

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 11:17 | Politikë
Pas Yuri Kim, edhe ambasada gjermane mesazh për korrupsionin: Pengon

Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, në lidhje me pasojat shkatërrimtare për ata që kryejnë korrupsion, apo minojnë demokracinë, një tjetër mesazh vjen nga ambasada gjermane në vendin tonë. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ambasada gjermane thekson që korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën, që nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona.

https://a2news.com/2021/12/08/paralajmerimi-i-yuri-kim-nese-jeni-te-perfshire-ne-korrupsion-tani-eshte-koha-e-duhur-per-tu-ndalur/

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë "Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit". Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij, shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”, thuhet në faqen e ambasadës gjermane në Facebook . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos