
Tre kuti votimit të Elbasanit do të rinumërohen. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi pjesërisht ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë i cili ngirit pretendimin për manipulim të pajijsvetë votimit elektronik. Shkak për këtë është se fletët për kryetar bashkie nuk korrespondonin me numrin e fletëve të votimit për këshillin bashkiak.
Ledio Braho: Ne këtë tabelën e miratuar nga komisioneri prap e kemi me diferencën me 101 vota. Dhe s’e di a mund të na e shpjegoni dot ju, apo të presim drejtoreshën.
Ylli Merkaj: Drejtoreshën!
Elvis Cefa: Drejtoresha nuk ia kishte idenë!
Ilir Rusmali: Ai është akt zyrtar. E ndryshon dot drejtoresha aktin?! Përfaqësuesit e koalicionit në KAS ngritën edhe pretendimin tjetër se vota për Luçiano Boçin në Elbasan ishte printuar për Gledian Llatjan nga pajisja elektronike. Argumentimi i akuzës i kristalizoi memorien anëtarëve të KAS me algoritmet e lojërave të fatit.
Bledi Himçi: Do të marrë pjesë e programimin të vet nëse ka një algoritëm të caktuar, supozojmë 70 me 30. Në momentin që unë shtyp ka një memorie në momentin e shtypjes dhe krahasimit të votave. Nëse janë në dispropocion, kjo do të thotë për mua që pajisja është e manipuluar.
Koli Bele: Ta bëjmë pajisjen si ato makineritë e kuqe e zezë
Bledi Himçi: Apexi
Për zbardhjen e këtyre prendimeve, KAS i dha gjithashtu të drejtë Koalicionit Bashkë Fitojmë që të administrojë kamerat e qendrave të votimit dhe i la kohë deri të hënën administratës së KQZ për t’u përgatitur për rinumërimin e 3 kutive. (A2 Televizion)