
Paundi britanik është zhvlerësar më tej duke rënë sërish këtë javë, i ndikuar ndjeshëm nga pasiguria Brexit.
Gara e Boris Johnson, për të drejtuar Partinë Konservatore, pas dorëheqjes së Theresa May, ka luhatur gjithashtu monedhën britanike, e cila ra me 0.2% kundrejt euros.
Investitorët kanë ngritur shqetësime se pasardhësi i May mund ta largojë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian pa asnjë marrëveshje në marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare.
Ndërkohë, tregu aktualisht parashikon mundësinë e uljes së kursit të valutës britanike gjatë vitit të ardhshëm. Guvernatori, Mark Carney, ka deklaruar se Banka Qendrore është e gatshme të rrisë normat e interesit më shumë nga sa parashikojnë investitorët nëse Britania menaxhon me sukses një dalje të qetë nga Bashkimi Evropian. (A2 Televizion)