
Shqipëria po prodhon më shumë perime dhe më pak drithëra. Është ky orientimi i prodhimit bujqësor, që konstatohet nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018, prodhimi i perimeve i kaloi 1.1 milionë ton, me rritje vjetore 1.25 %. Peshën kryesore të prodhimit e mbajtën tre qarqe: Fieri, Tirana dhe Berati.
Ndërsa prodhimi i drithërave u tkurr 3.3 për qind kundrejt vitit 2017. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit, pasuar nga qarqet Elbasan dhe Korçë. (A2 Televizion)