Pasion i certifikuar, artizania mban gjallë traditën në kostumet popullore

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 15:47 | Aktualitet
Pasion i certifikuar, artizania mban gjallë traditën në kostumet

Prej më shumë se 20 vitesh, Elida Zhulati qëndis dhe restauron kostumet tradicionale gjirokastrite. Ajo është e vetmja artizane e certifikuar në restaurimin dhe prodhimin e veshjeve autentike të zonës së Gjirokastrës, por edhe më gjerë.

Eli thotë se pasioni është promotori kryesor që mund të bësh këtë zanat, i cili si çdo zanat, ka vështirësitë, por edhe kënaqësitë e veta.

Kostumet autentike të Gjirokastrës kanë elemente të shumta etnografike dhe mbeten shumë të vështirë për t’u prodhuar. Kjo rrit kostot aq sa Eli tashmë punon vetëm me porosi, pasi është e pamundur për të që të prodhojë dhe më pas të presë shitjen e kostumeve.

Dhe këtë na e argumenton me mundin dhe materialin e paimagjinueshëm që duhet për të bërë një fustanellë për burra të Gjirokastrës.

Kostumet popullore me elemente autentike dhe entografike pëlqehen shumë nga turistët e huaj, të cilët edhe nëse nuk blejnë, të paktën do ta marrin me qira për pak kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos