Djegia e kabinës le pa energji një zonë në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 09:04 | Aktualitet
Djegia e kabinës le pa energji një zonë në Fushë

Një kabinë elektrike ka marrë flakë mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Krujë duke lënë pa energji dhjetëra banesa që ndodheshin pranë saj. Kabina e djegur operonte me pajisjes të vjetra dhe ishte ndërtuar që në kohën e elektrifikimit.

OSHEE stakoi të fiderin që kalonte në zonë për motive sigurie dhe për të bërë të mundur shuarjen e flakëve nga zjarrfikësit.

Ndërkohë ka nisur puna nga ana e specialistëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për zëvendësimin e kabinës së dëmtuar dhe rikthimin në normalitet të furnizimit me energji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos