
Një aksion i gjerë është ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që shkaktoi vdekjen e 51 personave.
Deri tani ka 27 të arrestuar, ndërkohë që prokuroria ka lëshuar rreth 40 urdhër-ndalimi. Mes tyre, ka urdhër-ndalimi për ish-kryetarët e Komunës së Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. Gjithashtu, urdhër-ndalimi ka edhe për shefin e Urbanistikës Vorë, Luan Beta.
Ky megaoperacion ka të bëjë me shkaqet e tërmetit dhe urdhër-ndalimet janë për ish-kryetarë komunash, drejtorë urbanistike aktualë dhe të mëparshëm, arkitektë dhe ndërtues.
Lista e konfirmuar deri tani nga prokuroria është si më poshtë:
Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Stela Maze
Anila Harxhi
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi
Vjollca Hoxholli
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Faik Fejzo.
Një aksion i ngjashëm u zhvillua edhe në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues. (A2 Televizion)