Pasuesi i Arben Krajës, Altin Dumani, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi në garë për kreun e SPAK

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 19:39 | Aktualitet
Pasuesi i Arben Krajës, Altin Dumani, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi në

Shkon në tre numri i kandidateve për drejtues te Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas shpalljes se interesit nga prokurori Adnand Xholi, këtë të hënë listës së aspirantëve për të drejtuar SPAK në tre vitet në vijim iu shtuan Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

Kondili dhe Dumani kanë marrë pjesë edhe në garën e parë për drejtimin e SPAK, që u fitua nga drejtuesi aktual Arben Kraja.

Hapja e garës për kryesimin e Strukturës se Posaçme nisi në mes të shtatorit, por deri të premten e kaluar nuk pati asnjë interes. Aplikimi i parë erdhi të premten nga prokurori Xholi.

Të tre kandidatët kanë një karrierë të gjatë në organin e akuzës, 25 vite Xholi, 18 vite Kondili dhe 23 vite Dumani dhe të tre kanë qenë e herët edhe pjesë e ish-prokurorisë për Krimet e Rënda, ku kanë pasur në duar dosje të rëndësishme.

https://a2news.com/2022/10/31/ska-para-per-spak-kraja-shkurtimet-e-dhunshme-te-buxhetit-cenojne-pavaresine/

Arben Krajës i përfundon mandati me 18 dhjetor; më tej ai vijon punën si prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar. Afati i fundit për aplikim për kreun e ri është 2 nëntori. Këshilli i Lartë i Prokurorisë shfrytëzon 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve, si edhe do te bëjë intervistimin e tyre dhe përzgjedhjen me shumicë votash për pasuesin e Krajës në drejtimin e SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos