Patozi parashikon betejën në gjykatë për “pronësinë e Partisë Demokratike”

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 20:20 | Politikë
Patozi parashikon betejën në gjykatë për

Astrit Patozi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, parashikoi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se si do të shkojë beteja gjyqësore për atë që e quajti “pronësinë ekskluzive të Partisë Demokratike”.

“Berisha dhe Basha po zihen për të pasur pronësinë ekskluzive të PD-së. Gjykata nuk i jep të drejtë dot të dyja palëve dhe unë besoj se në këtë pikë, Basha është më i avantazhuar. Them kështu sepse Foltorja e ka të vështirë që të vërtetojë se është shumica e partisë. Gjykatës i duhen provat dhe beteja e Sali Berishës në datën 11 dhjetor ishte “betejë” për publikun. Berisha donte të tregonte që dominon ende PD-në dhe e arriti qëllimin për të krijuar perceptimin që ai është shumicë. Por, gjykata nuk ecën me perceptime dhe unë e shikoj të pamundur që gjykata t’i japë të drejtë Berishës”, u shpreh Patozi.

https://a2news.com/2021/12/16/kriza-ne-pd-zgjidhej-vetem-me-gjykate-ose-vetegjyqesi/

Sipas tij, “Basha ka “hipotekën” e Partisë Demokratike, që e ka marrë me mbështetjen e Berishës në 8 vite radhazi”.

Në fund, Patozi kishte edhe një sugjerim për demokratët: “Kam një sugjerim për demokratët: ky hall nuk do të zgjasë pa fund. Janari do të sjellë lajme të reja, njëra nga palët do të ketë legjitimitetin dhe tjetra do të krijojë parti të re. Unë mendoj që do të kemi dy copa të mëdha brenda PD-së, por ky nuk është lajm i keq. Sepse PD-ja mund të bëhet më e madhe edhe duke u ndarë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos