Patriarku serb kërkon të vizitojë Kosovën, kushtet që i vendosen nga Prishtina zyrtare

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 12:53 | Kosova
Patriarku serb kërkon të vizitojë Kosovën, kushtet që i

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovës i ka kthyer përgjigje patriarkut të Kishës Ortodokse serbe, Porfirije i cili ka kërkuar që të vizitojë Kosovën prej ditës së sotme deri më 28 dhjetor.

Në reagimin e kësaj ministrie shkruhet se Porifije mund të vizitojë Kosovën, por ai duhet të dënojë dhe të distancohet nga veprimet e atyre pjesëtarëve të Kishës që po ndihmojnë grupet kriminale në veri për ngritjen e barrikadave.

“Kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur me deklaratën paraprake të distancimit nga veprimet dhe aktet e lartpërmendura”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Patriarku Porfirije ka planifikuar të vizitojë Patrikanën e Pejës dhe disa objekte të tjera ortodokse në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos