Patronazhistët, PD kallëzon drejtoreshën e kopshtit në Elbasan: Po mbledh kartat e identitetit për PS

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 12:34 | Politikë
Patronazhistët, PD kallëzon drejtoreshën e kopshtit në

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht drejtoreshën e Kopshti nr.9 në Elbasan, Valbona Lala për abuzim me detyrën. Sipas PD-së, Lala angazhohet për mbledhjen e kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit.

“Është trishtuese dhe e paprecedentë se si një drejtuese e një institucioni arsimor angazhohet për mbledhjen e numrave të kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste! Është trishtuese se si një funksionar që është emëruar për të mësuar dije dhe kulturë te fëmijët, angazhohet në veprimtari antidemokratike dhe antiligjore në funksion të ruajtjes së pozitave të saj si drejtuese institucioni”, denoncon PD-ja.

Njoftim për Mediat

Partia Demokratike Dega Elbasan ka paralajmëruar edhe më herët se po ndjek me përgjegjshmëri dhe kujdes të plotë sjelljen e drejtuesve të çdo niveli në institucionet publike në Elbasan, sa i takon qëndrimeve të tyre në raport me vartësit në funksion të procesit zgjedhor të 14 majit! Kryetari i degës së Partisë Demokratike Dega Elbasan, Blendi Himçi në daljen e tij të fundit për mediat paralajmëroi çdo zyrtar publik të mos abuzojë me funksionin që mban, duke ushtruar presione të çdo lloj natyre ndaj nëpunësve që ka në varësi!

Në funksion të këtij zotimi, pas indikacioneve dhe referimeve të marra nga nëpunës të një institucioni publik arsimor, për rastin e drejtueses së Kopshtit Publik nr.9 në Elbasan znj.Valbona Lala, Departamenti Ligjor në PD ka vendosur t'i drejtohet institucioneve të drejtësisë duke e kallëzuar penalisht këtë të fundit!

Është trishtuese dhe e paprecedentë se si një drejtuese e një institucioni arsimor angazhohet për mbledhjen e numrave të kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste!

Është trishtuese se si një funksionar që është emëruar për të mësuar dije dhe kulturë tek fëmijët, angazhohet në veprimtari anti-demokratike dhe anti-ligjore në funksion të ruajtjes së pozitave të saj si drejtuese institucioni.

Partia Demokratike Dega Elbasan do të ndjekë të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste!

Llogaritë do t'i keni të hapura me institucionet e drejtësisë.

Rikujtesë:Kur të jeni atje, as Gledi në ikje s'do mund të bëj asgjë për t’ju shpëtuar! Sepse siç është edhe tradita e socialistëve miqtë i shesin të parët! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos