
Hungaria i është bashkuar nëntë udhëheqësve të tjerë të Bukureshtit në nënshkrimin e një deklarate të përbashkët për dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Lajmin e raporton BBC duke cituar informacion nga një kopje e deklaratës së publikuar nga presidenca polake.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri hungarez Viktor Orban u zotua të ruajë lidhjet me Moskën. Në deklaratën e firmosur nga liderët, Rusia akuzohet se ka bërë një gabim me luftën.
"Ne, krerët e shteteve dhe qeverive të Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, u takuam sot, një vit pasi Rusia filloi luftën ose agresionin e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës."
Më tej, vijojnë akuzat për Rusinë e cila, sic thuhet në deklaratë, paraqet një "kërcënim të drejtpërdrejtë" për sigurinë aleate.
Kujtojmë se Orban ka pasur lidhje të ngushta me Putinin që para luftës dhe ka refuzuar të bashkohet me vendet e tjera të BE-së në dërgimin e armëve në Ukrainë. (A2 Televizion)