
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e PD e LSI për parregullsi në procesin zgjedhor në qarkun e Beratit. Partia Demokratike kërkoi pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi shpalljen e pavlefshme në 24 qendra votimi.
Me këtë vendim, merr formë përfundimtare ndarja e mandateve të Beratit 5 për socialistët dhe 2 për demokratët. Vendimin e Kolegjit, përfaqësuesit e partive politike, e cilësuan si një mundësi të humbur për të dhënë drejtësi.
“Është një shans i humbur për të bërë dritë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit. Kemi detyrim që të gjitha provat ti trajtojmë më të njëjtin seriozitet si deri tani”, u shpreh Kaso.
Të gjithë jeni dëshmitar të zullumit të madh të ndodhur në qarkun e beratit gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore pranë kas. Nga hapja e24 kutive që kemi kërkuar kanë dalë tregues të shkeljes së ligjit”, theksoi Kaziaj.
Berati është qarku i tretë për të cilin Kolegji ka rrëzuar kërkesat e PD dhe LSI, siç bëri më herët me Gjirokastrën dhe Vlorën. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e partive opozitare theksojnë se do të çojnë deri në fund procesin e ankimimeve, ndërsa nuk përjashtuan mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)