
Partia Demokratike ka përshëndetur kthimin e ligjit për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite, nga ana e presidentit Ilir Meta.
Sipas Jorida Tabakut, në emër të partisë kryesore opozitare, “sot fatkeqësisht Shqipëria është kthyer në një çiflig të 5 personave që po marrin porte, aeroporte e çdo pasuri publike. Partia Demokratike është e vendosur për të zhbërë të gjitha koncesionet korruptive, është e vendosur për të hequr të gjitha përjashtimet fiskale që sot favorizojnë pak persona”.
Sipas saj, PD do të heqë “ligjin që favorizon me përjashtime nga renta minerare, ligjin që favorizon oligarkët që marrin jahte pa TVSH. Ligjin që përjashton nga taksat vetëm hotelet që ndërtojnë oligarkët që sot paguajnë 5% tatim fitimin dhe 6% TVSH për shërbimet. (A2 Televizion)