
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi në rrjetet sociale për rritjen e çmimit të naftës, e cila ka ndikuar gjithashtu në shtrenjtimin e produkteve të shportës.
Sipas Tabakut, 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo për qytetarët.
“Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët. Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë.
Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.
Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë”, shkruan Tabaku. (A2 Televizion)