
Partia Demokratike ka vijuar procesin e zgjedhjes së kryetarëve në degët e partisë. Pas Mallakastrës, zgjedhjet u zhvilluan në Fier ku fitoi Rrapi Gjika, në Selenicë ku fitoi Leonard Rakipaj dhe në Fushë-Krujë Agron Loka, duke përmbyllur edhe katër degët e para që hyjnë në proces riorganizimi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila legjitimoi Komisionin e Rithemelimit.
Procesi zgjedhor do të vijojë edhe në degët e tjera të PD-së, ndërsa paralelisht me këto po vijon edhe organizimi i Kuvendit Kombëtar të partisë i cili është parashikuar të mbahet në 30 prill. Këto zgjedhje ndërkohë nuk janë pranuar nga pjesa tjetër e PD-së e cila këtë proces si një thellim të përçarjes së partisë dhe jo një hap drejt bashkimit. (A2 Televizion)