
Në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, eurodeputetët dënuan ashpër veton franceze për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në samitin e 17 dhe 18 tetorit. Ligjvënësit kërkuan që gabimi të korrigjohej sa më shpejt të jetë e mundur.
Debati ku u përfshinë 40 pjesëtarë të Parlamentit Europian pritet të përkthehet në një rezolutë të përbashkët gjatë ditës së sotme. Grupet më të mëdha politike, të cilat prezantuan të mërkurën mocionet ndaj rezolutës, mbështetën Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ministrja finlandeze për Çështjet Europiane, Tytti Tuppurainen u shpreh thellësisht e zhgënjyer që nuk arrit asnjë marrëveshje në Këshillin Europian të javës së kaluar.
“Mungesa e unanimitetit në arritjen e një marrëveshje mund të shihet si një dobësim i rolit të BE në Ballkanin Perëndimor dhe politikës sonë të zgjerimin, e cilat mbetet një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Europë. Kjo nuk do të thotë se do të ndalemi këtu, por se nevojiten përpjekje të mëtejshme” u shpreh diplomatja finlandeze.
Komisioneri në largim i Zgjerimit përsëriti kritikat se liderët e BE kishin dështuar në mbajtjen e premtimeve.
“Ky nuk është një moment lavdie për Bashkimin Europian. Jemi në moment ngërci. Le të mos harrojmë se ka unanimitet mbi një gjë; Ballkani Perëndimor ka nevojë për më shumë vendime të guximshme si ai i Prespës. Pas dështimit tonë për të përmbushur angazhimin tonë javën e kaluar tani anëtarët e BE duhet të sqarojnë qëllimet e tyre drejt këtyre vendeve. Me e pakta që u detyrohemi atyre është ndershmëria”, deklaroi Johannes Hahn. (A2 Televizion)