Reforma Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 09:17 | Politikë
Reforma Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore mblidhet sot në orën 9:30 me rend dite zëvendësimin e grupeve të punës dhe prezantimin e paketës që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR për fushatën dhe financimin e saj, kuotat gjinore në lista, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.

https://youtu.be/wrCPFxxiUf0

Shumica qeverisëse ka njoftuar se e ka gati projektin e saj ku nuk përfshihet pjesa e votës së emigrantëve dhe depolitizimi i sistemit. Mirëpo opozita parlamentare, që është pjesë e komisionit është shprehur që nuk do jetë dakord me asnjë projekt që nuk përfshin të gjitha sa rekomandon OSBE/ODIHR.

https://youtu.be/n-o9WQ7fe1k

Ndërkohë, opozita e bashkuar nuk do të marrë pjesë në punimet e komisionit, por mbledh sot grupin e saj të punës të përbërë nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi, Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Kastriot Islami, Çlirim Gjata dhe Arben Ristani, për të përgatitur draftin e saj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/23/reforma-zgjedhore-mediu-urgjentisht-opozita-shqiptare-duhet-te-dale-me-nje-produkt/
https://a2news.com/2019/10/23/reforma-zgjedhore-gati-drafti-i-eksperteve-mungon-depolitizimi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos