PE miraton raportin, eurodeputetët: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 14:39 | Kosova
PE miraton raportin, eurodeputetët: Pavarësia e Kosovës

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Deklarata erdhi nga eurodeputetët gjatë Komisionit për Punë të Jashtme, të cilët aprovuan me 50 vota pro, 10 kundër dhe 9 abstenim, një raport për këtë shtet.

Ata u bënë thirrje 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë diçka të tillë, pasi nga kjo do të sjellë përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ky rezultat tregon se shumica e Parlamentit Europian mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj europian. Ne shohim qartësisht potencialin që ky vend ka për Bashkimin Europian. Por Kosova ka ende punë për të bërë. Para se të gjithash, ne kemi nevojë për stabilitet politik për të implementuar reformat e nevojshme”, u shpreh raportuesja pwr Kosovën, Viola Von Cramon-Taubadel.

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën shtoi se edhe unioni duhet të bëjë pjesën që i takon. Komisioni i PE i bëri thirrje Këshillit të BE-së që më në fund të adoptojë lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë, eurodeputetët patën dhe kritika të shumta për shtetin e Serbisë. Ata i kërkuan qeverisë së Beogradit që të respektojë të drejtat themelore dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, pasi këto çështje do të përcaktojnë ecurinë drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu, Serbisë i është kërkuar që të jetë në të njëjtën linjë me politikat e jashtme dhe të sigurisë së Unionit dhe të përqafojë vlerat e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos