Pele rikthehet në spital

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 11:42 | Futboll
Pele rikthehet në spital

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, është kthyer në spital të mërkurën për dy ditë trajtimi ndaj kancerit.

Vitin e kaluar, ish-sulmuesi i “Seleçaos” hoqi një tumor nga zorra e trashë dhe që nga ajo kohë, i është nënshtruar seancave të kimioterapisë.

81-vjeçari doli nga spitali i Sao Paulos pas kurave dhe mjekët thonë që është në gjendje të qëndrueshme.

Pele është i vetmi futbollist që ka fituar 3 herë Kupën e Botës dhe nga shumë ekspertë konsiderohet si lojtari më i mirë në histori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos