Përfundon numërimi në Pogradec. Në qarkun e Korçës PD rritet me një mandat, LSI asnjë mandat

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 09:10 | Politikë
Përfundon numërimi në Pogradec. Në qarkun e

Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Pogradec. Janë numëruar 106 kutitë e kësaj bashkie.

Partia Socialiste ka fituar me 15699 vota, Partia Demokratike me 12509 vota, ndërsa LSI ka marrë 2718 vota. Sipas projeksionit në qarkun e Korçës PS merr 6 mandate, kurse PD 5 mandate, kurse LSI nuk ka mundur të marrë asnjë mandat.

Partia Demokratike është rritur në këtë qark, kurse LSI ka pësuar humbje me dyfish më pak të votave se në 2017-ën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos