Veliaj njofton fitoren në Njësinë 1: Të nisim një tur zgjatje dore për ata që mendojnë ndryshe

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 09:25 | Politikë
Veliaj njofton fitoren në Njësinë 1: Të nisim një tur

Drejtuesi politik i fushatës së PS-së për qarkun e Tiranës Erjon Veliaj njoftoi fitoren në njësinë administrative numër 1 në Tiranë . Ai tha se PS ka fituar në këtë njësi me mbi 52% të votave, ndërsa u bëri thirrje bashkëpunëtorëve që të nisin një tur bashkëpunimi për të gjithë ata që mendojnë ndryshe.

“Ne kemi fituar në njësinë 1 me mbi 52% të votave. Kemi përmirësuar administratën. E gjithë njësia është një kantier. Është koha ti rikthehemi fuqishëm punëve në njësinë 1. Të kishim një tur zgjatje dore për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos