Pedagogu Rezart Prifti komentoi në Dita Jonë rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai u shpreh se arsyeja e këtij rezultati erdhi sepse opozita ishte shumë keq dhe për këtë arsye shqiptarët votuan Edi Ramën.
Ai u se opozita nuk u tregua e sinqertë. “Opozita ishte aq keq sa shqiptarët votuan Ramën. Opozita ra sërish në grackë. Ishin dy personazhe në garë.
Opozita nuk duhet të merrej me opozitën e vitit 2017, por duhet të kishte të paktën 1 milion shuplaka. Duhet të ishte një lëvizje e madhe. Opozita nuk u tregua e sinqertë me elektoratin. Oferta nuk ishte e mirë. Kishte një mungesë sinqeriteti. Mungesë procesesh dhe sinqeriteti. Nuk pati frymë”, u shpreh Prifti. (A2 Televizion)