Peligrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, policia merr masa

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 10:51 | Aktualitet
Peligrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, policia merr

Policia e Lezhës ka marrë disa masa për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit
në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor.

Sikurse njoftohet janë kufizuar disa segmente rrugore ku rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ose të licensuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore dhe mjetet e emergjencave civile.

“Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos