Euro 2020 nisi me një ceremoni madhështore në stadiumin Olimpico të Romës, aty ku ka nisur edhe ndeshja e parë e Kampionatit Europian të Futbollit mes Italisë dhe Turqisë.
Para takimit, në stadium u mbaj edhe ceremonia hapëse, ku protagonisti kryesor ishte Andrea Bocelli nën notat e “Nessun Dorma”, i rrethuar nga një koreografi e jashtëzakonshme.
Në orën 23:05 mund të ndiqni në A2 “Euro TopTani”, emisionin sportiv kushtuar Kampionatit Europian, me të ftuar specialë e analiza të ndeshjeve. (A2 Televizion)