All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pengimi i zgjedhjeve, SPAK "paketon" ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Kapri

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 16:52 | Kronikë
Pengimi i zgjedhjeve, SPAK "paketon" ish-kryebashkiakun e Pogradecit,
All - Paragraf - 1

Eduart Kapri është ish-kryebashkiaku i radhës që dërgohet si i pandehur në Gjykatën e Posaçme. “Mëkatet” e ish-kryebashkiakut demokrat, sipas SPAK, janë abuzimi me një tender, si edhe pengimi i procesit zgjedhor në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

SPAK njoftoi të martën, se bashkë me ish-kryebashkiakun janë dërguar për gjykim edhe ish-zëvendësi i tij, Avdulla Cano, dy ish-zyrtarë të tjerë të Pogradecit dhe dy ish-punonjës të Drejtorisë Arsimore të kësaj bashkie.

All - Paragraf - 3

Ata akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”dhe “shpërdorim të detyrës”. Sipas hetimit të përfunduar tashmë nga SPAK, tenderi për të cilin akuzohen ish-zyrtarët më të lartë të Bashkisë së Pogradecit është zhvilluar në tetor të vitit 2017. Objekti i tij ka qenë blerja e druve të zjarrit për shkollat e bashkisë Pogradec, me fond limit 9.2 milionë lekë të rinj.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-kryebashkiaku Kapri, si titullar i Autoritetit Kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano kanë kryer veprime, që kanë favorizuar një prej kompanive pjesëmarrëse në tender. Shkelja e dytë ligjore për të cilën akuzohet ish-kryebashkiaku Kapri është regjistruar dy ditë para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Dy ish-punonjësit e mirëmbajtjes së Qendrës Arsimore, janë ndaluar në flagrancë duke vënë dryna në rrethimin e jashtëm të tri shkollave dhe një kopështi në qytetin e Pogradecit, godina që do të shërbenin si qendra votimi.

All - Paragraf - 6

Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Kapri, në bashkëpunim me dy ish-punonjësit kanë tentuar të pengojnë procesin zgjedhor. Në ditët në vijim dosja në ngarkim të 6 ish-zyrtarëve do të kalojë në filtrin e gjyqtarit paraprak. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos