Pension familjes së Klodianit, qeveria ndryshon ligjin, i jep 96 mijë lekë në muaj

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 16:29 | Aktualitet

Largimi i Sandër Lleshajt nuk ishte e vetmja masë e qeverisë ndaj vrasjes së Klodian Rashës. Nëpërmjet dy vendimeve të miratuara, në datën 11 dhjetor dhe të mbajtura të fshehta, Këshilli i Ministrave ka aprovuar për familjen Rasha, e më saktë kryefamiljarin Qazim Rasha, një pension mujor prej 96 mijë lekësh.

Akti i parë i qeverisë është ai normativ, i cili ndryshoi ligjin për sigurimet shoqërore, ku parashikon shpërblimin për familjet që humbasin një pjesëtar aksidentalisht nga forcat ligjzbatuese.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social”.

Akti Normativ

Për ta konkretizuar mbështetjen ndaj familjes së të ndjerit, qeveria ka miratuar një VKM, në të cilën autorizon të atin e Klodianit, Qazim Rashën, të tërheqë pensionin mujor.

Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha.

Akti Normativ

Klodian Rasha u vra, orët e para të datës 8 dhjetor, nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje kjo që ka shkaktuar indinjatë dhe protesta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/14/policia-e-shtetit-nuk-do-te-tolerojme-asnje-grumbullim-qe-bie-ndesh-me-masat-e-pandemise/
https://a2news.com/2020/12/10/hetimet-per-vrasjen-e-rashes-prokuroria-sekuestron-bisedat-e-efektivit-te-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos