Vakanca në Kushtetuese, KED çon për miratim në Kuvend kandidatin Altin Binaj

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 16:05 | Aktualitet
Vakanca në Kushtetuese, KED çon për miratim në Kuvend

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i përcolli Kuvendit për miratim emrin e kandidatit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës”, thuhet në njoftimin e KED-së.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos