Njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë ishte një nga marrëveshjet e firmosur në mbledhjen ndërqeveritare të 26 nëntorit në Elbasan.
Po si do funksionojë skema dhe cila do jetë procedura që do ndiqet nga qytetarët?
“Marrëveshja bashkon të gjithë periudhat e punës, pavarësisht se u ka ndodh, dhe i konsideron si të ishin kryer në Shqipëri”, thotë drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Mirëpo, që të mund të përfitojnë, qytetarët e dy vendeve shqipfolëse do duhet të presin ende.
“Marrëveshja është miratuar në parim në Qeveri, do të kalojë në parlamentet respektive, dhe më pas do të duhet koha teknike e shkëmbimeve”, thotë ai.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut. Në proces të avancuar për sigurimet shoqërore, bisedime po zhvillohen me shteti si Kanada, Bullgari e Zvicër.
Italia dhe Greqia janë dy vende, që ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë. Kreu Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Hodo tregon se në çfarë faze janë bisedimet me këto dy shtete.
“Me Italinë dhe Greqinë nuk kemi marrëveshje, është diskutim i gjatë, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme”, thotë Hado.
Nga njohja reciprokeve e sigurimeve shoqërore, përllogaritet se do të përfitojnë rreth 100 mijë qytetarë. Gjithashtu, hyrja e kontribuuesve të rinj, pritet të ndikojë pozitivisht në skemën e pensioneve në vend. (A2 Televizion)