Pensionet e pleqërisë, jetesa e papërballueshme pa ndihmën e familjeve

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 15:14 | Sociale

Të jetosh vetëm me pensionin në Shqipëri është e pamundur. Rreth 669 mijë persona kanë si të ardhura bazë pagesën mujore që u jep shteti, në bazë të kontributeve që ata kanë dhënë përgjatë viteve. Mesatarisht, pensioni urban llogaritet në 15 700 lekë, ndërsa pensioni rural është vetëm 9300 lekë. Rritja përgjatë 6 viteve të fundit për këto kategori ka variuar nga 1 mijë deri në 2 mijë lekë.

Një pension, që është i pamjaftueshëm edhe për një të moshuar që shpenzon kryesisht për ushqime dhe barna. Dalja në pension sot nuk të garanton të njëjtin standard jetese që ofron paga, mbi të cilën janë mbajtur kontributet.

Me plakjen e popullsisë, presioni mbi skemën aktuale të sigurimeve shoqërore nënkupton se rritja e pensioneve bëhet më e vështirë, teksa deficiti apo pjesa që duhet të mbulohet nga buxheti kulmoi vitin e kaluar në 240 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos