
Para-tetraplegjikët kanë protestuar sot para Kuvendit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ashtu si edhe të enjten e kaluar me fermerët, ka qenë vetë kryeministri Rama, i cili i ka ftuar disa prej përfaqësuesve të shoqatës së para-tetraplegjikëve të diskutojnë së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Pas takimit, Kreu i Shoqatës, Bajram Tirana tha se qeveria është në dijeni të kërkesave të tyre, por nuk janë plotësuar.
Mes tyre është rimbursimi i energjisë 80%, apo klasifikimi i punës së kujdestarit si punë e rëndë. Për këto kërkesa palët do të kenë një diskutim më datë 10 dhjetor. (A2 Televizion)