Mësuesi pedofil në Berat, “rikthimi i tij në punë, krim kundër fëmijëve”

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 20:22 | Sociale

Memoria e fortë dhe shqetësimi disa prindërve në qytetin e Beratit zbuluan një skandal në radhët e institucioneve arsimore.

Prej disa ditësh, Engjëllush Bregu, një ish-mësues fizike dhe informatike, ishte rikthyer në punë në shkollën “22 Tetori”, 12 vite pasi ishte dënuar për “pedofili”  dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve. Pas kryerjes së dënimit, nga viti 2004 deri në vitin 2009 mësuesi ka luajtur ping-pong me emërimet e tij  derisa sa është akuzuar sërish nga dhjetëra prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre.

Ishte reagimi publik përmes medias dhe jo funksionimi i mekanizmit shtetëror që solli shkarkimin e tij.

Engjëllush Bregu

“Më shumë shqetësohemi për shiritat e rrugëve që priten në kohë se sa për fëmijët në shkolla. 30 organizata i kanë hartuar një program Ministrisë së Arsimit, për mënyrën sesi duhen mbrojtur fëmijët në shkolla, program që duhet ta hartonte vetë institucioni, por që edhe propozimi i shoqërisë civile ka mbetur në sirtar. Ja kemi bërë gati, por ka 2 vite e ca që nuk e miratojnë”, thotë Altin Hazizaj nga CRCA Albania.  

Si reagim nga institucionet më të larta, shoqëria civile kërkon shkarkimin e ministres Kushi dhe nisjen e një hetimi nga Prokuroria për personat që kanë firmosur punësimin e mësuesit pedofil.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos