
Duke filluar nga data 1 Maj, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve, do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqendruar në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë, do të transferohet pranë qendrave shëndetësore.
Për të kryer vaksinën antiCOVID, duhet kontaktuar mjeku i familjes. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore.
Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar, 4-6 muaj pas dozës së tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. (A2 Televizion)