
Jordan Henderson do të bëhet futbollisti i parë anglez që do të braktisë ishullin për t’u larguar në drejtim të Arabisë Saudite.
Kapiteni i Liverpool është gati të marrë paratë dhe të vrapojë për në Ligën Pro ku do të nënshkruajë me Al-Ettifaq, për të përfituar 108 milionë paund falë një kontrate trevjeçare.
Liverpooli ka rënë dakord për një marrëveshje transferimi që do të bëjë arabët të depozitojnë 12 milionë paund plus bonuse në arkat e tyre.
“Në fund të fundit, të gjitha këto vendime janë marrë nga unë. Dhe për shkak se unë i respektoj shumë lojtarët, zakonisht është me pëlqim. Ishte në këtë rast, dhe gjithçka është në rregull”, tha Jurgen Klopp kur u pyet për këtë largim.
Trajneri gjerman i ishte lutur Henderson që të qëndronte në Anfield edhe për dy vitet e fundit të kontratës, por lojtari i komunikoi Klopp se besonte se minutat për të do të kufizoheshin sezonin e ardhshëm pas ardhjes së Dominik Szoboszlai dhe Alexis Mac Allister.
Henderson do të largohet nga kampi stërvitor i klubit sot dhe së shpejti do të ndiqet në Arabinë Saudite edhe nga shoku i tij i mesfushës, Fabinho, që do të lërë Liverpoolin për t’u transferuar tek Al-Ittihad për 40 milionë £.
Tek Al-Ettifaq, Henderson do të ribashkohet me ish-kapitenin e Liverpool, Steven Gerrard. (A2 Televizion)