Dëmtimi qesharak, por i frikshëm i Nicolo Zaniolos

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 12:34 | Futboll

Sulmuesi i kombëtares italiane, Nicolo Zaniolo, ka pësuar një dëmtim sa qesharak aq edhe të frikshëm në ndeshjen miqësore që Galatasaray ka luajtur me Sturm Graz.

Ishi i Romës u rrëzua me topin nëpër këmbë, duke kapur në një pozicion të keq dorën, pas përplasjes me një prej lojtarëve kundërshtarë.

Në momentin e përplasjes në tokë, sulmuesi ka thyer gishtin e vogël të dorës së tij të majtë dhe dukej se po përjetonte një dhimbje torturuese.

Kjo pasi gishti dukej tërësisht i deformuar dhe i zhvendosur nga pozicioni i tij normal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos