“Shpërbëhet” Ballkani, humb thellë ndaj Ludogorets dhe eliminohet nga Champions League

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 21:57 | Futboll
“Shpërbëhet” Ballkani, humb thellë ndaj Ludogorets

Ballkani është shkatërruar me rezultatin 4-0 nga Ludogorets, duke u eliminuar nga Champions League që në raundin e parë.

Kampionët e Kosovës, të cilët e kishin fituar 2-0 takimin e parë, u shpërbënë në ndeshjen e kthimit, duke pësuar nga dy gola në secilën pjesë.

Autorët e golave për ekipin bullgar ishin Tekpetey (2), Tissera dhe Caio Vidal.

Tashmë, aventura e Ballkanit në Evropë do të zhvendoset në Conference League, ku në turin e dytë do të ndeshet me Larne, kampionët e Irlandës së Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos