Tronditet bota e futbollit, talenti 24-vjeçar bën arbitrin për spital, më pas vetëvritet

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 15:14 | Futboll

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një ligë amatore futbolli në Argjentinë, ku një futbollist 24-vjeçar, Williams Alexander Tapon (24 vjeç), ka kryer vetëvrasje pasi u përfshi më herët në një skenë aspak fair-play, pasi dhunoi brutalisht gjyqtarin në ndeshjen ku ishte në fushë.

Në pamjet e shpërndara nga mediat vendase duket Tapon duke plagosur rëndë arbitrin. Kur shoku i tij i skuadrës mori kartonin e kuq, Tapon fillimisht filloi ta godiste gjyqtarin me grushte dhe më pas e goditi me shkelm në kokë.

Gjyqtari ka përfunduar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Avokati i tij ka ngritur padi kundër futbollistit për tentativë vrasje.

Rasti trazoi Argjentinën, me futbollistin e ri që u gjend në qendër të kritikave dhe i gjithë publiku u kthye kundër tij. Që nga ish-futbollistë e deri te trajnerët, të gjithë i bënë presion lojtarit të ri për t'u dënuar rëndë.

Mesa duket, futbollisti i ri nuk e ka duruar dot presionin dhe ka qëlluar veten në stacionin e trenit në qytetin Aveljaned. Për ta bërë ditën edhe më të trishtë, Williams Tapon i dërgoi familjes së tij një mesazh audio lamtumire.

Për këtë publiku u njoftua nga njëra prej motrave të tij, e cila iu bashkua një programi televiziv dhe e lëshoi mesazhin e tij të lamtumirës nga telefoni. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/07/me-nofull-dhe-brinje-te-thyera-rrihet-barbarisht-arbitri/
https://a2news.com/2023/04/05/arbitri-godet-lojtarin-denohet-me-12-ndeshje-pezullim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos