Tjetër gol në Champions për Redon Xhixhën

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 20:11 | Futboll

Redon Xhixha ka shënuar sërish në Champions League me Qarabagun, në takimin që kampionët e Azerbajxhanit e fituan 4-0 ndaj Lincoln Red Imps.

Ish-sulmuesi i Tiranës shënoi golin e tretë të sfidës, ndërkohë që në ndeshjen e parë kishte zhbllokuar rezultatin.

Arbitri anësor e anuloi në fillim për pozicion të parregullt, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u cilësua i rregullt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos