Për herë të parë nga nisja e luftës, presidenti kinez gati të telefonojë Zelensky-n

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 17:17 | Bota
Për herë të parë nga nisja e luftës, presidenti kinez

Xi Jinping pritet që të mbajë një telefonatë me Volodymyr Zelensky-n, por kur t’i krijohen atij mundësitë. Lajmin e bën të ditur Sky News duke cituar burime diplomatike franceze.

Burimi ka thënë po ashtu se Kina është gati të punojë me Francën për të rritur përpjekjet për nisjen e negociatave në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, e cila ndodhet në Pekin, ka deklaruar se e ka inkurajuar presidentin kinez që të komunikojë me liderin e Ukrainës.

Ky është treguesi i parë se si Xi mund t'i përgjigjet ftesës së liderit ukrainas për t’u takuar në Kiev.

Presidenti i Kinës nuk ka folur me Zelensky-n që nga shpërthimi i luftës, por u nis për në Moskë për t'u takuar me Vladimir Putin muajin e kaluar.

Media shtetërore ka cituar Xi të ketë thënë se politika e Kinës për Ukrainën mund të përmblidhet në një fjali: "Promovoni paqen dhe dialogun". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos