All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"Shpërblehen" 375 vite kërkime, shkencëtarët zbulojnë më në fund kontinentin e zhdukur

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 12:45 | Bota
All - Paragraf - 1

Pas 375 vitesh spekulime dhe eksplorimesh, shkencëtarët më në fund konfirmuan ekzistencën e një kontinenti “të zhdukur” të njohur si Zealandia ose të Riu-a-Maui në gjuhën maori.

Ky kontinent, i cili është afërsisht 1.89 milionë milje katrorë në madhësi, dikur ishte pjesë e një superkontinenti të lashtë të quajtur Gondwana, i cili përfshinte gjithashtu Antarktidën Perëndimore dhe Australinë Lindore mbi 500 milionë vjet më parë.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, Zelandia filloi të “tërhiqej” nga Gondwana rreth 105 milionë vjet më parë, gjeologët ende po përpiqen të kuptojnë pse ndodhi kjo. Gradualisht kontinenti u fundos nën ujë. Sipas të dhënave miliona vite më parë rreth 94% e planetit ishte e përbërë nga uji.

Ekzistenca e Zelandës u regjistrua për herë të parë në 1642 nga biznesmeni dhe marinari holandez Abel Tasman, i cili ishte në një mision për të gjetur “kontinentin e madh jugor” ose Terra Australis.

Ndërsa Tasman nuk arriti ta gjente këtë tokë të re, ai u ndesh me maori vendas kur zbarkoi në ishullin jugor të Zelandës së Re. Pavarësisht armiqësisë së tyre ndaj tij, Maori dha informacion të vlefshëm për tokën përreth, duke përfshirë ekzistencën e një mase të madhe tokësore në lindje.

All - Paragraf - 6

Megjithatë, pothuajse u deshën rreth 400 vjet që shkencëtarët të bien dakord për ekzistencën e Zelandës.

Në vitin 2017, një grup gjeologësh u shfaqën ishin në qendër të mediave kur njoftuan zbulimin e tyre të Zelandisë, Te Riu-a-Maui në gjuhën maori. Një kontinent i madh prej 1.89 milionë milje katrorësh (4.9 milion km katrorë), i cili është rreth gjashtë herë më i madh se Madagaskari. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/24/zbulohet-adria-e-madhe-kontinenti-i-fshehur-poshte-kembeve-tona/
https://a2news.com/2021/10/19/brenda-dy-dekadave-kontinenti-afrikan-nuk-do-te-kete-me-akullnaja-jane-tkurrur-me-90-ne-pak-vite/
https://a2news.com/2020/11/06/nga-njeri-kontinent-ne-tjetrin-studiuesit-dinozauret-mund-te-kene-kaluar-oqeanin/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos