5 metra e gjerë dhe 10 metra e thellë, fermeri zbulon gropën gjigante në tokën e tij

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 13:41 | Bota

Një tjetër çarje gjigante i është shtuar gropave që janë parë së fundmi veçanërisht në Rajonin e Anadollit Qendror pas lëkundjeve të forta të tërmetit.

Një gropë me një diametër prej 5 metrash dhe një thellësi prej 10 metrash u formua në tokën e zbrazët në Aksaray. Ishte një fermer i zonës, i cili zbuloi gropën e frikshme.

"E konstatuam për herë të parë në fshatin tonë në pellgun e Tuz Gölü. Shpresoj që ngjarje të trishtueshme të mos ndodhin më."

Gropa doli në sipërfaqe kur ujërat nëntokësore u tërhoqën dhe dheu u shemb në tokën e zbrazët pranë fshatit Yeşiltomek të rrethit Sultanhanı.

"E kemi parë shpesh në lajme, por e kemi parë për herë të parë në fshatin tonë në pellgun Tuz Gölü. Thuhet se është formuar nga tërheqja e ujërave nëntokësore”, vijon më tej fermeri turk. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/14/gropa-gjigante-e-krijuar-pas-termetit-ne-turqi-qe-gelltiti-gjithcka-perreth-pervec-pallateve/
https://a2news.com/2022/08/02/gropa-misterioze-shkakton-panik-ne-kili-banoret-ia-vene-fajin-ufo-ve/
https://a2news.com/2021/03/13/gropat-e-cuditshme-te-hapura-pas-termetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos