Bosnja rrezikon të ndahet. Paralajmërimi: Mund të rikthehet konflikti

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 12:50 | Ballkani
Bosnja rrezikon të ndahet. Paralajmërimi: Mund të rikthehet

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se vendi është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe tha se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga media britanike “The Guardian”, Schmidt pohon se nëse “separatistët serbë vënë në zbatim kërcënimet për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnjë do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për të penguar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Në raportin e tij të parë që nga marrja e postit në muajin gusht, Schmidt paralajmëron se Bosnja po përballet me “kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”.

Mungesa e përgjigjes ndaj situatës aktuale do të rrezikojë Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa paqëndrueshmëria në Bosnjë do të kishte implikime më të gjera rajonale.

https://a2news.com/2021/06/08/masakra-e-srebrenices-apeli-mban-te-pandryshuar-vendimin-per-kasapin-e-bosnjes-ratko-mladic/
https://a2news.com/2021/05/13/kasapi-i-bosnjes-do-te-transferohet-ne-britani-per-pjesen-tjeter-te-denimit-i-kushton-shtetit-rreth-6-mije-paund-ne-muaj/

Perspektivat për ndarje të mëtejshme dhe konflikt janë shumë reale. Udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, po kërcënon me ndarjen e Republika Sërpskës - entitet i banuar me shumicë serbe - nga pjesa tjetër e Bosnjës. Ai po ashtu ka thënë se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe do të rikrijojnë një forcë serbe. Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, vendosi një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Në periudhën 1992-1995, lufta në Bosnjë-Hercegovinë i mori jetën mbi 100 000 personave dhe la rreth dy milionë njerëz të pastrehë. Për t’i dhënë fund gjakderdhjes, Marrëveshja e Paqes e Dejtonit u nënshkrua zyrtarisht nga presidentët e Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjës, në Paris, më 14 dhjetor 1995. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/16/25-vjet-nga-traktati-i-dejtonit-fotografi-skocez-sjell-ne-foto-ndryshimin-e-ballkanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos